Ilir Metës, kreut të PL-së, nuk i del e keqja e me Autoritetin e Dosjeve për Informim.
Sipas tij, Autoriteti i Dosjeve e di shumë mirë që Ilir Rexhep Metaj nuk ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit.
“Ata e dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret, sepse ndodhet në dy dosje.
Ata që e kanë orkestruar këtë skenar, e dinë shumë mirë që Ilir Meta nuk ka ikur ndonjëherë në konvikt”, ka thënë Meta.
Ai ka paralajmëruar se Autoriteti i Dosjeve do të mbajë përgjegjësi ligjore për këtë shkelje ligjore që ka bërë.
“Do të mbajnë përgjegjësi individuale personat e përfshirë. Autoriteti i Dosjeve e kishte shumë të lehtë nëse kishte ndonjë shqetësim, kur u zgjodha president firmosa një kërkesë dhe deklaratë. Nëse do të dilte ndonjë e dhënë, mund ta padiste penalisht Ilir Metën”, është shprehur Meta.