E ëma Kryetare e Administratës Publike, i biri kërkohet nga Spanja për 2.5 miliardë Euro vjedhje me Call Center

Dhjetë ditë më parë, drejtësia spanjolle e ka shpallur në kërkim Amant Josifin, për mashtrimin e 17 mijë qytetarëve e biznesmenëve spanjollë, nëpërmjet sistemit elektronik “Forex”, të cilën përdorte me logo si qendra të Gjermanisë, Holandës, Italisë, Austrisë, Francës e Spanjës.

Në kuadër të operacionit të përbashkët të kryer në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe në zbatim të marrëveshjes mes dy vendeve, policia e prokuroria spanjolle i kanë dërguar një kërkesë Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Përgjithshme e SPAK-ut, për arrestimin e Amant Josifit.

Por këto 3 institucione shqiptare nuk kanë vepruar në kohë qëllimisht, duke e lënë të lirë Amant Josifin, e pse jo duke e njoftuar, për t’u larguar nga Shqipëria drejt shteteve ku Spanja, Interpol e Shqipëria nuk kanë marrëveshje ndalimi e ekstradimi.

Skandali thellohet, prej faktit që Amant Josifi është djali i Pranvera Josifit (Strakosha), Kryetare e Administratës Publike të Shqipërisë, një funksion i lartë shtetëror që raporton në parlament dhe në Këshillin e Europës, për zbatimin e ligjshmërisë dhe reformave të qeverisë në administratë.

Në këtë detyrë, të ëmën e mashtruesit Amant Josifi e ka zgjedhur Edi Rama, mbasi ai është ortak me Olsi Ramën, ndaj e çoi edhe këshilltar të ministres Olta Xhaçka dhe nuk lejonte policinë ta prekte gjatë 6 viteve aktivitet kriminal me rrjetin piramidal Call Center.

Por Edi Rama, nuk po shkarkon nga detyra Kryetaren e Administratës Shtetërore, Pranvera Josifi (Strakosha), as tani që i biri Amant Josifi u vërtetua se ka vjedhur 2.5 miliardë Euro me mashtrim nga qytetarët spanjollë.

Sa për kujtesë, emri i bosit të “Call-Center” Amant Josifi, ishte në listën spanjolle të operacionit të përbashkët që u bë në Shqipëri më 6-8 nëntor 2022 nga Drejtësia Europiane EUROJUST, EUROPOL, Anti-mafia Spanjolle, Policia Shqiptare e SPAK.

Por SPAK e Policia Shqiptare, nuk e prangosi këshilltarin e Olta Xhaçkës dhe ortakun e Olsi Ramës, me justifikimin se ai nuk kishte lidhje me aktivitetin kriminal të rrjetit Call Center.

Por fakti i fshehur nga drejtësia shqiptare, u pranua nga të arrestuarit prej drejtësisë së Spanjës, Erindi Pysqyli e Berlando Saraçaj, të cilët deklaruan se bosi i rrjetit të mashtrimit me Call Center në Shqipëri është Amant Josifi, ndërsa ortak e mbrojtës i tij është Olsi Rama. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej