E ëma pastruese i bleu disa makina me paratë e vjedhura, Havier Dovi reklamonte jetë luksoze në TikTok

49-vjeçarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi nga Tirana u arrestuan nga Policia, pasi kishin grabitur rreth 120 mijë euro (shuma monetare dhe bizhuteri me vlerë) në një banese në rrugën e Kosovarëve, ku gruaja punonte si pastruese.

Burimebëjnë me dije se vjedhja është bërë me çelësin që ka patur pastruesja dhe më pas kanë bërë rrëmujë për të improvizuar një skenë të autorëve të rastësishëm. Ata janë mbajtur në vëzhgim dhe nisur nga shpenzimet e bëra kohët e fundit, kanë dalë zbuluar se kanë qenë ata autorët.

Policia sekuestroi në banesën e tyre tre makina, ku sipas autoriteteve, dy prej tyre ishin blerë me lekët e grabitura. Gjithashtu u sekuestruan dhe 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri).

Denoncimi është bërë më 15 dhjetor nga pronarja e banesës, (një grua e divorcuar), e cila jetonte së bashku me vajzën e saj dhe kanë të ardhura të bolshme nga bizneset.

Por, përveç blerjeve të shtrenjta pas grabitjes, Havier Dobi, jetën luksoze me makinat e shtrenjta, siç shihet dhe në videot e mëposhtme, e rerklamonte dhe në rrjetin social TikTok.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej