E fortë/ Ministrja e Ramës ndërton pa leje në Shkodër

Shkodra gjendet ne ditet e saj me te veshtira per shkak te papunesise se larte, ikjes masive te rinise dhe mungeses se vemendjes nga qeveria shqiptare, e cila ne kete rajon investimet i ka me pikatore dhe banoret e saj i sheh sikur te mos jene pjese e republikes se Shqiperise.

Por ne krahun tjeter ministrat dhe perfaqesuesit politik te qeverise nuk kursejne show-n, duke dhuruar skena groteske perpara syve te shkodraneve. I tille eshte rasti i ministres Edona Bilali, drejtuese politike per Shkodren e cila ka harruar se cfare perfaqeson ne qeveri dhe po merr kompetenca te reja qe si takojne.

Madje ne territorin e bashkise Shkoder po kryen edhe punime pa leje duke shfrytezuar autoritetin e saj si ministre. Pas mbikalimit, ne Bahçallek ajo ndermori veprimin e radhes, kete here duke ndertuar nje park lodrash dhe hapesiren e gjelbert perreth, pikerisht ne nje hapesire ku duket qartazi qe eshte pak e konsultuar sa i perket parametrave te sigurise.

Se cila eshte arsyeja qe ministrja e Rames merr kompetencat e pushtetit vendor, kete gje e di vetem Edona Bilali dhe ata qe e keshillojne per te tilla aventura. Ministrja fare mire mund ti drejtohet bashkise per ti kerkuar projektet dhe ti financoje ato ne zonat e planifikuara qarte dhe mire. Gjithashtu ajo mund te beje detyren si koleget e tjere te kabinetit qe per rajonet e tyre marrin pjesen e mire te tortes se financimeve, e nuk genjejne votuesit me kende, e bojera qe lyejne disa fasada. Shkodra ka shume nevoja e nese ministrja nuk e di, fare mire mund te informohet qe pak metra larg vendit ku dhuroi spektakel me Autoritetin rrugor shqiptar, gjendet ura e Bahçallekut qe ne vere kthehet ne makth per shkodranet dhe kedo qe viziton Shkodren.

Perveç trafikut ajo po perpin gomat e automjeteve dhe ne vere kalimi ne te eshte nje sfide. Per kete duhet te loboje ministrja qe ARRSH dhe qeveria ta rikonstruktojne dhe zgjerojne uren, e jo te merret me pune qe i takojne bashkise. Dhurimi i nje kendi sportiv fare mire mund te behet pa i rene borive dhe trumbetimit ne media, sikur Shkodres i eshte dhuruar ndonje gradaçele apo investim qe ndryshon realitetin e zones. Ka nevoja edhe per pune te vogla por te zgjidhen se pari ato emergjentet e per te cilat Bilali mund te jete ze ne kabinetin qeveritar, pasi Shkodres po i humbin shume mundesi dhe ne 9 vite qeverisje, socialistet perserisin te njejtat refrene./ShkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej