E FRIKSHME / Lëkundjet e tërmetit të Turqisë u regjistruan deri në Danimarkë dhe Grenlandë

Tërmeti shkatërrimtar që goditi Turqinë gjatë ditës së sotme, është regjistruar deri në Grenlandë dhe Danimarkë, sipas sizmiologes Tine Larsen.

Goditja e parë më magnitudë 7.8 gjatë orës 04:17, kishte një thellësi prej 17.9 km afër qytetit të Gazintep në Turqi, në të cilin jetojnë rreth 2 milion banorë.

Sipas sizmiologes Larsen, 8 minuta pasi tërmeti kishte goditur Turqinë, lëkundjet kanë arritur deri në Grenland dhe Danimarkë.

Më pas një tërmet tjetër goditi vendin me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.

“I kemi regjistruar të dyja tërmetet, dhe të gjitha pasgoditjet, në Danimarkë dhe Grenlandë”, u shpreh ajo.

Tërmeti i sotëm është më i madhi që ka ndodhur në Turqi që nga viti 1939 ku më shumë se 32 mijë mbetën të vdekur.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej