E fundit/ Ilir Meta firmos lirimin nga detyra të Bajram Begajt, asnjë pengesë për t’u zgjedhur sot kreu i shtetit

Presidenti Ilir Meta ka firmosur lirimin e Bajram Begajt nga detyra që mban aktualisht si shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Tashmë nuk ka asnjë pengesë për zgjedhjen e Begajt në krye të shtetit. Më herët nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u ngrit pretendimi se Meta mund të bëhej pengesë për procesin pasi kishte në dorë firmosjen për lirimin nga detyra të Begajt pasi kushtetuta nuk lejon që një ushtarak të emërohet apo votohet në një detyrë publike.

Kujtojmë se pak orë më parë, presidenca doli me një njoftim zyrtar ku u bë publik qëndrimi i Metës sa i takon zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Në njoftim thuhej se Meta kishte zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi të cilit i kishte bërë me dije se do të pranonte çdo lloj vendimi të shprehur me votë nga Kuvendi.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej