E fundit/ Mësuesit në SHBA tani do të mund të mbajnë armë në shkollë

Shteti amerikan Ohio ka miratuar një ligj që lejon mësuesit dhe personelin tjetër të shkollave, që të mbajnë armë zjarri në shkolla.

Por për të mbajtur armë, ata duhet të përfundojnë një trajnim që zgjatë vetëm 24 orë.

Drafti është finalizuar dhjetë ditë pasi një adoleshent vrau 19 nxënës dhe dy mësuese në një shkollë fillore në Teksas.

Ligji është miratuar të premten në Parlamentin e Ohios, e një orë më vonë në po të njëjtën ditë është konfirmuar nga Senati lokal.

Tani gjendet në tavolinën e guvernatorit të Ohios, Mike Devine dhe pritet që ta nënshkruajë.

Image

Ligji lejon që çdo person i rritur në shkollën publike apo private “të mbajë në mënyrë të fshehtë” armë zjarri (pistoletë), kuptohet nëse një gjë e tillë miratohet nga drejtuesit e shkollës.

Guvernatori pas miratimit të ligjit ka njoftuar se ka thirrur seancë në Parlamentin e Ohios, që të prezantojë zgjedhjen që do t’i mundësojë mësuesve të mbajnë armë zjarri në shkolla, kuptohet nëse bien dakord për këtë gjë.

Ligji i mëparshëm parashikonte që nëse mësuesit do të dëshironin të mbanin armë më objektet shkollore, do të duhej t’i nënshtroheshin një trajnimi prej 737 orëve dhe kjo ishte e rezervuar enkas për sigurimin e shkollës.

Vendimi për të shkurtuar orët e trajnimit është marrë pas masakrës në Teksas, dhe të tjerave ngjarje të rënda të ndodhura kohët e fundit në SHBA.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej