E fundit/ Përjashtohen nga Policia e Shtetit 3 punonjës policie

Tre punonjës policie janë përjashtuar këtë të mërkurë nga Policia e Shtetit, për shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Burime për Abc News bëjnë me dije se policët e përjashtuar janë Ylber Dybeli, Redi Mato dhe Renato Feri, ky i fundit u kap  sot me drogë në makinë. Ndërsa efektivit Ervin Hasa i është dhënë një masë disiplinore “Shtyrja e afatit të gradimit për 2 vjet”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. H. është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin R. M., 23 vjeç (punonjës policie, në Komisariatin e Elbasanit), gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Ndërkohë dy policët e tjerë Ylber Dyli u pezullua nga detyra, në datën 22.12.2022, pasi gjatë kohës që ka qenë jashtë orarit të shërbimit është konfliktuar me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, ndërsa Redi Mato është përjashtuar pasi në datën 21.12.2022, është konfliktuar me punonjësin e policisë Ervin Hasa, gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit.

Njoftimi i Policisë

Përjashtohen nga Policia e Shtetit, 3 punonjës policie, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, në përfundim të hetimit të thelluar, të nisur për disa punonjës policie, për shkelje të rënda të rregullores së Policisë së Shtetit, i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, përjashtimin e 3 punonjësve të Policisë, si dhe shtyrjen e afatit të gradimit me 2 vjet, për një tjetër punonjës policie, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë shkelur nenin 209 të Rregullores së Policisë së Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka miratuar përjashtimin nga radhët e Policisë së Shtetit, të punonjësve të Policisë:

– Inspektor Y. D., me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Ky punonjës policie u pezullua nga detyra, në datën 22.12.2022, pasi gjatë kohës që ka qenë jashtë orarit të shërbimit është konfliktuar me efektivët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë;

– Inspektor R. M., me detyrë trup shërbimi/OPP, në Seksionin për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pasi në datën 21.12.2022, është konfliktuar me punonjësin e policisë E. H., gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë orarit të shërbimit;

– Inspektor R. F., me detyrë trup shërbimi, në Seksionin e Sigurisë dhe Objekteve, në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kur është ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, për të ushtruar kontroll në automjetin e tij, i ka kundërshtuar, ofenduar dhe kanosur ata.

Gjithashtu, në vijim të hetimeve të kryera, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka marrë vendimin, të cilin e ka miratuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për caktimin e masës disiplinore “Shtyrja e afatit të gradimit për 2 vjet”, për punonjësin e Policisë E. H., me detyrë trup shërbimi/OPP, në Seksionin për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pasi më datë 21.12.2022, është konfliktuar me punonjësin e policisë R. M., gjatë kohës që të dy kanë qenë jashtë shërbimit.

Policia e Shtetit është e vendosur për të larguar nga radhët e saj, cilindo punonjës Policie që abuzon me detyrën duke cënuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej