Dikur besnikja më e madhe e tij, sot Evi Kokalari është kthyer në një ndër kritiket më të mëdha të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Duke folur për emisionin “Breaking” në Top News, Kokalari ka komentuar edhe bashkëpunimin mes Gazmend Bardhit dhe Sali Berishës, duke e cilësuar atë si biznes.
Ajo shprehet se Bardhi pasi pa që humbi kontrollin e PD-së me rikthimi ne Bashës, vendosi të kthehej nga Berisha.
“Është një biznes, biznes për interesat e tyre. Bardhi e pa që me kthimi ne Lulzim Bashës po humbte terren dhe u kthye nga Berisha. Berisha kam mbajtur kontakte gjithmonë me të që para zgjedhjeve duke nisur që me Këlliçin. Qëllimi ishte që Berisha të rimerrte PD-në. Do vazhdojë korrupsioni, njerëzit si Këlliçi janë të etur për pushtet dhe bëjnë gjithçka për të vazhduar korrupsionin.
Prandaj unë kam folur gjithmonë kundër. Megjithatë, unë shoh Bashën në rritje. Pavarësish se ka një tallje për të, ata që kanë ngelur me Bashën unë u heq kapelen, sepse kanë qëndruar gjithmonë me të. Kjo u tregua edhe kur Bejko doli si kandidat për Tiranën, Ai e dinte se do merte shumë pak përqindje, por rrezikoi. Mendim im për Bashën, nuk është vlerësim. Për mua, ai është e keqja më e vogël për Shqipërinë prandaj do bashkëpunoja me të”- tha ajo.