Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër ka njoftuar të gjithë abonentët e Bashkisë Shkodër, se si pasojë e një shkarkese atmosferike në rrjetin e furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave në Dobraç, i gjithë qyteti nuk furnizohet me ujë të pijshëm.
Nga ora 03.00 kur është konstatuar defekti, grupet e punës së UKQ Shkodër në bashkëpunim me grupet e terrenit të OSHEE Shkodër, po punojnë për riparimin e defektit.