Këto janë pamjet e “Land Chrysler-i” të blinduar ku udhëtonin dy shënjestat e atentatit të mbrëshëm në Milot. Makina luksoze, siç shihet nga video është bërë shoshë nga plumbat. Sipas Policisë janë zbrazur mbi 100 plumba.
Dy atentatorët i kanë bërë pritë shënjestrave pranë rrugicës së pallatit ku ata jetonin, pasi viktima Klisman Preçi dhe i plagosuri, Ylli Brahimi mësohet se ishin fqinj me njëri-tjetrin.
Ata kishin qenë duke pirë kafe në një lokal në Milot dhe në momentin kur kanë mbërritur në banesë, autorët i kanë qëlluar me breshëri. Mësohet se një nga atentatorët është afruar drejt mjetit “Land Chrysler” duke qëlluar nga afër.
Në video duket se autorët qëlluar me breshëri kallashnikovi nga të gjitha drejtimet, pasi shenjat e plumba duken në të gjithë mjetin.
Klisman Preçi dhe i plagosuri Brahimaj u dërguan me urgjencë drejt Traumës, por 28-vjeçari nuk u mbijetoi dot plumbave të marra.