“E kafshuan tek veshët dhe kofshët”, detaje të reja nga pengmarrja e Ermil Sorrës: Më veshën si grua dhe më filmuan…

Detaje të reja janë zbarhdur në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë ku një 31-vjeçar u mor peng nga tre peresona.

Ermil Sorra u mor peng nga Shkëlqim Koçaku dhe Sulltan Piçari, me porosi të Denalda Çezmës për shkak të një borxhi.

Në dëshminë e siguruar nga “Fax News”, 31-vjeçari ka treguar torturat që i janë bërë nga tre të akuzuarit.

Protagonistja kryesore është shtetasja Denada Çezmja e cila kishte një njohje me te riun ndërsa i kërkonte këtij të fundit shuma të mëdha parash, duke përdorur justifikime të ndryshme. Denalda Çezma ka gënjyer 31-vjeçarin me pretendimin se kishte mamin sëmurë dhe i ka marrë 30 mijë euro.

Vlen të theksohet se Çezma dhe Sorra kanë qenë në një marrëdhënie intime më herët.

“Kam mamin sëmurë me sëmundje të rëndë, dua të bëj divorcin dhe jam në hall”, i ka thënë ajo. Por pasi i mori disa herë shuma të ndryshme eurosh, vajza humbet çdo gjurmë me djalin, duke i fikur edhe telefonin. Ky i fundit i gjendur përballë kësaj situate i kishte dalë disa herë në rrugë Çezmjas, ku i kërkonte lekët. Çezmja këtë herë kërkoi ndihmë Sulltan Piçarit me pretendimin se Ermil Sorra e kishte ngacmuar.

Më pas Piraçi kishte kërkuar ndihmën e dajës së tij, Shkëlqim Koçekut, ku të dy së bashku e kishin marrë peng të riun. Pasi e kishin çuar në një shtëpi, ata kishin dhunuar dhe kërcënuar të riun.

Madje e kishin zhveshur dhe i kishin veshur atij rroba grash. Por skena më e fortë e shantazhit sipas grupit hetimor, mendohet se ka qenë fakti që skena ishte filmuar nga vajza, në mënyrë të tillë që i riu të hiqte dorë nga borxhi 30 mijë euro.

Kujtojmë se dy prej autorëve Shkëlqim Koçeku dhe Denada Çezmja ndodhet në burg, ndërsa Piraçi është shpallur në kërkim.

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “arrest me burg” për Shkëlqim Koçekun dhe Denada Çezmja.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej