“E kanë kthyer në diktaturë”, Kikia për mungesën e një lideri të ri në opozitë: Të vjetrit “ju presin kokat” atyre që guxojnë t’i sfidojnë

Gazetari Mentor Kikia duke analizuar situatën në PD, ngriti pyetjen nëse do të ketë një figurë që do të vijë me një platformë dhe opozita ta pranojë si drejtues.

Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, ai u shpreh skeptik për këtë, teksa theksoi se politikanët që kanë 30 vite në pushtet nuk lejojnë asnjë që të afrohet në partitë që i propagandojnë si të hapura.

“Pyetja kërkon përgjigje urgjente. Kush do ta çojë Partinë Demokratike, zyrtare, jo zyrtare, do ndërrojë emër, s’do e ndërrojë, kjo nuk ka rëndësi. Opozita do të shkojë në zgjedhje. Kush do ta prijë? Shumica e atyre që ishin në atë takim nuk janë dakord që rolin e prijësit ta ketë Sali Berisha dhe unë bie plotësisht dakord që do të jetë një shqiptar, por si do të vijë? Çfarë ndodh sot me ftesën të hapim partinë? Partia e hapur ka qenë, por nuk ka dashur të hyjë njeri. Pse? Sepse ata që rrinë te fronti, thonë ‘hajdeni, por vendet i kemi ne’. Ky është problemi. Ti që ke 30 vjet, ti je problemi sepse meqë ke 30 vjet ajo karrigia nuk është pronë e jotja”, u shpreh Kikia.

Ai shtoi se kushdo që i del para Berishës duhet të mendohet mirë. Sipas gazetarit, politikanët në pushtet nuk të lejojnë të bëhesh pjesë e politikës në rolin e protagonistit.

Bëhet fjalë për një vend me dy milionë njerëz. Personi që do t’i dalë përballë të matet mirë sepse luan me karrierën e tij. S’kanë pasur kurajë njerëz që t’i dalin para sepse ky lidership, po flas në tërësi tani, njeriun që iu del përpara, nuk e konsiderojnë thjesht si një partner i cili po futet në një garë, por e konsiderojnë si armik i cili po tenton t’i marrë fronin sepse këtu ecet me parimin e mbretërive mesjetare dhe sulltanateve që ai që tenton të marrë fronin quhet tradhtar dhe i pritet koka”, u shpreh Kikia.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej