E kishte kthyer shtëpinë në magazinë ilaçesh kontrabandë, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 52-vjeçar i cili tregtonte medikamente të kontrabanduara. Bëhet e ditur se bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një qytetar mbante në banesën e tij, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, policia organizoi operacionin policor të koduar “Medicines”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua I. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Po ashtu, nisën hetimet për një 47-vjeçare, banuese në Tiranë.  Ajo u kap nga policia në rrugën “Medar Shtylla”, gjatë momentit që po i blinte një sasi medikamentesh te 52-vjeçari.

Gjatë kontrollit të bërë në banesën e 52-vjeçarit të arrestuar, policia gjeti një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej