E padëgjuar në Shqipëri/ 23-vjeçari vrau babanë me eksploziv, e vendosi në sobën me gaz

Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur në Selenicë, ku 23-vjeçari ka vrarë babanë e tij duke i vendosur eksploziv në sobën me gaz.

Policia bën me dije se fillimisht u dyshua se ngjarja ishte aksidentale, por nga hetimet e thelluara rezultoi se 56-vjeçari humbi jetën pas shpërthimit të lëndës plasëse që ishte vendosur në sobën me gaz, nga i biri i tij.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore për ngjarjen e ndodhur mëngjesin e djeshëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ngjarje e cila fillimisht u dyshua si aksidentale, grupi hetimor siguroi prova që krijonin dyshime se ngjarja mund të mos ishte aksidentale.

Bazuar në provat e siguruara dhe në veprimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në drejtimin e Prokuorisë, rezultoi se ngjarja nuk ishte aksidentale, por e qëllimshme.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi M. G., 23 vjeç, djali i 56-vjeçarit që humbi jetën nga shpërthimi në territorin e jashtëm të banesës së tij.

23-vjeçari dyshohet se për shkak të dhunës së vazhdueshme që babai ka ushtruar ndaj tij, ka vendosur lëndë plasëse në sobën me gaz, në oborrin e banesës, nga shpërthimi i së cilës humbi jetën 56-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: mekanizmi elektrik me të cilin është realizuar shpërthimi, 25 granata dore difensive, 37 kallëpe me lëndë plasëse tritol (me peshë 400 gr. secila), 43 kapsolla detonatore, 5 ndezësa granatash, 1 armë zjari pushkë, 1 celular, 2 thika, 310 fishekë luftarakë, 12 krehra për armë zjarri, 2 radio marrëse-dhënëse, kapuça dhe veshje për mbulimin e fytyrës dhe mjete për punime elektrike me ngjitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej