E paralajmëroi Escobar, Berisha nuk resht në sulmin ndaj Yuri Kim: Të hetohet nga DASH

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur konferencën e përjavëshme me gazetarët , ku i është përgjigjur disa pyetjeve.

Berisha edhe një herë hodhi akuza ndaj ambasdores së SHBA, Yuri Kim duke thënë se Amerika duhet të hetojë aferat dhe pronat e Kim në Shqipëri.

“Unë e kam bërë për të mbrojtur dinjitetin tim. E kuptoj që kjo ka qenë lënduese, nuk është antiamerikane, ata që e marrin antiamerikane, gabojnë.

Kurse përsa i përket guvernatores, unë edhe njëherë i bëj thirrje Inspektorit të Përgjithshëm të DASH, FBI-së dhe Kongresit të SHBA të hetojnë aferat korruptive të ambasadores Yuri Kim, përfshi këtu edhe pronat e saj në Shqipëri. Garantoj në mënyrën më të hapur se PD është e gatshme të kontribuoj me prova dhe fakte në zbardhjen e këtyre problemeve. Kaq”, tha Berisha.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej