E porositi para se të vritej, Artan Hoxha: Si hipa në blindin e “të fortit” të Shkodrës

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bëre me dije se se vrasjet në Shkodër janë të lidhura me njëra-tjetrën dhe se teksa planifikojnë atentatete, grupet kriminale më shumë ruhen nga kundërshtarët, se nga Policia e Shtetit. Në një intervistë për Abc, duke marrë shembull nga vrasja e Xhabir Shegës, Hoxha tha se kostoja e një atentati tregohet nga mënyra se si kryhet dhe njerëzit e përfshirë.

Sipas tij, Xhabir Shega, pjesëmarrës në ekzekutimin e Indrit Bajrit, djalit të viktimës së sotme, Naim Bajri, u vra me snajper brenda shtëpisë së tij. Ai tha Xhabir Shega u qëllua nga një ekspert i stërvitur nga ushtria me dy predha, të cilat i shkaktuan vdekjen.

Më tej, gazetari tregon edhe se si ruhej Xhabir Shega duke theksuar se shkodrani kishte porositur një makinë të blinduar, të cilën nuk e përdori dot. Hoxha tha se më pas atë makinë e kishte hasur në një zonë të Shqipërisë së Mesme.

“Një muaj para se të vritej Xhabir Shega kishte porositur një mjet të blinduar. Ishte një xhip i blinduar. e porositi, por nuk e përdori më. Unë kam hipur në atë mjet në Shqipërinë e mesme pasi ishte vrarë Shega sepse mjetin e mori një tjetër grup. Vrasja me snajper e Xhabir Shegës tregon se sa të vendosur ishin ata për ta vrarë atë. Ai u vra për vrasen e djalit të viktimes së sotme. Ai u vra nga shumë larg me snajper. U dyshua në atë kohë se vrasësi i Xhabir Shegës ishte një person me prapavijë ushtarake dhe i trajnuar nga NATO,”-u shpreh ai në intervistë.

Ndërsa shtoi se mungesa e zbardhjes së ngjarjeve të rënda në Shkodër do të paralajmërojnë edhe krime të tjera gjatë muajve të vijim.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej