E rëndë/ 3-vjeçari bie në pishinë dhe mbytet, e ëma nuk dinte të notonte për ta shpëtuar

Një djalë i vogël rreth 3 vjeç është nxjerrë i vdekur nga pishina e një vile në Kefalonia të Greqisë mesditën e sotme, pasi ka rënë në pishinë.

Djali i vogël ra në pishinë, ndërsa prindërit e tij me origjinë nga Sri Lanka po punonin në vilë, gjatë kohës që ndodhi incidenti.
Sipas mediave lokale greke, nëna e fëmijës e vuri re incidentin, por nuk dinte të notonte dhe thirri babain që e nxori pa ndjenja.

Por kur fëmija u dërgua në spital, mjekët nuk mundën ta kthenin në jetë, pavarësisht përpjekjeve të shumta.

Prindërit e fëmijës, sipas ERT-së, janë arrestuar për neglizhencë ndaj një të mituri dhe do të paraqiten në Prokurori.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej