E rëndë/ 4-vjeçari shqiptar bie në lumë dhe mbytet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë ku një 4-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Siaps mediave vendase mësohet se 4-vjeçari teksa ishte duke kullotur lopën ra ditën e djeshme në kanalin e Ibër-Lepencit në fshatin Akrashtivë të Vushtrrisës dhe si pasojë u mbyt.

Trupi i të miturit u nxor vetëm ditën e sotme falë ekipeve të kërkim-shpëtimit. Ndërkohë, bëhet me dije se rjedha e ujit e kishte çuar trupin e 4-vjeçarit në fshatin Bukosh të Vushtrrisë.

Ndërkohë, më herët para se trupi i tij të gjendej në një deklaratë për media daja i të miturit, tha se së bashku me kushëririn e tij 4-vjeçari kishin dalë për të kullotur lopën afër banësës së tyre.

“Ai së bashku me një djalë tjetër më të rritur e kanë lëshuar lopën për të kullotur afër shtëpisë dhe e kanë sjell tek kanali. Thuhet se djali ka rënë në kanal dhe për fatkeq nuk është gjetur ende. Ka qenë i shoqëruar me djalin e hallës së tij. Ai nga paniku nuk ka mundur që të tregojë se si ka ndodhur rasti derisa është qetësuar e më pas ka ardhur e ka treguar gojarisht se këtu ka rënë në. Dhe ende nuk dihen gjurmët”, tha ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej