E rëndë/ Gruaja pi lëndë helmuese pas dhunës nga burri, 37-vjeçari “tap” tenton ta çojë në spital, por përplaset

Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Dibër, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë lëndë helmuese pas dhunës nga bashkëshorti.

Bëhet me dije se Behar Reçi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Ky shtetas në gjendje të dehur ushtroi dhunë  psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit konsumoi lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.

37-vjeçari duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Mës ka ndëhyrë policia që ka marrë të renë dhe e ka dërguar në spital, ndërsa burri është arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila konsumoi një sasi lënde helmuese  duke rrezikuar jetën, 37 vjeçari në gjendje të dehur e transportoi  me automjet bashkëshorten për në spital, por humbi kontrollin duke dalë nga rruga.

Policia ka vënë menjëherë në pranga 37- vjeçarin dhe ka transportuar për në spital bashkëshorten e  tij e cila ndodhet nën kujdesin e  mjekëve.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”,   i shtetasit B.R., 37 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas  në gjendje të dehur ushtroi dhunë  psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 29-vjeçare dhe për pasojë kjo e fundit konsumoi  lëndë helmuese duke rrezikuar jetën.

Shtetasi B.R., duke transportuar me automjet bashkëshorten e tij për ndihmë mjekësore në spital, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti është përplasur me një mjet tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Pas testit të alkoolit shtetasi B.R., ka rezultuar se drejtonte mjetin në gjendje të dehur i cili në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestua për veprat penale “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej