Një vajzë e mitur ka humbur jetën në spital, mëngjesin e sotëm, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë, për shkak se kishte rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Policia e Tiranës, bën të ditur se, vajza 11-vjeçe ka humbur jetën në spitalin e Traumës.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Më datë 02.07.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, një e mitur 11-vjeçare, e cila në banesë ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.