E rëndë/ Pas Jalës, një tjetër gomone godet fëmijën 7-vjeçar në Vlorë

Nuk mjaftoi ngjarja e Jalës, ku një gomone doli nga deti dhe fluturoi mbi kokat e njerëzve në çadrat e plazhit, duke plagosur rëndë një çift të rinjsh.

Sot në Vlorë, po një mjet lundrues gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar teksa ndodhej duke notuar në afërsi të bregut.

Sipas policisë, fëmija ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë

Vlorë/Informacion paraprak 

Sot, rreth orës 17:40, në plazhin e Jonufrës, shtetasi H. K., rreth 40 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone, ka dëmtuar një 7-vjeçar, i cili ka qenë duke notuar në afërsi të bregut. Aktualisht fëmija ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej