E rëndë/ Shkon për ndihmë mjekësore, vdes në spitalin e Sarandës turisti polak

Një turist 37-vjeçar nga Polonia ka ndërruar jetë në spitalin e Sarandës.

R.J kishte mbërritur me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Disa minuta më pas ai ka ndërruar jetë.

Shkak për vdekjen e turistit dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot rreth orës 17:50, në spitalin e Sarandës, ka mbërritur për ndihmë mjekësore shtetasi polak R. J., 37 vjeç, i cili më pas ka ndërruar jetë në spital, dyshohet si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej