E rëndë/ Vdes papritur 38-vjeçari, bie nga karrigia dhe…! Zbardhen detajet e para

Një 38-vjeçar ka vdekur në orët e para të së martës në Prizren. Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë se viktima teksa ka qenë duke biseduar me shokët e tij, ka rënë pa vetëdije nga karrigia.

“Rasti ka ndodhur mbrëmë pas orës 00:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karrigia pa vetëdije. Ai është dërguar në Qendrën Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, tha ai.

Bytyqi bëri të ditur se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjor.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej