“E tmerrshme”, Manjani tregon arsyen e vërtetë pse Rama e shkarkoi Arben Ahmetajn dhe ngre alarmin: E frikshme!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan përmes një postimi në rrjetet sociale se është i bindur që Arben Ahmetaj nuk do arrestohet pasi u shkarkua nga posti i zv.kryeministrit.

Sipas tij, gjithçka është një hakmarrje e Ramës ndaj Ahmetajt për shkak të disa dyshimeve të lindura për rrjedhje muhabetesh, sesa si masë penale.

Postimi i plotë:

Ideja që Arben Ahmetaj do arrestohet tani që e shkarkuan është dominante. Model i ilustrimit të konceptit të psikologjisë sociale të pritshmërisë përceptive.

Në fakt është e tmerrshme të  shohësh se si publiku e “mirpret”drejtësinë e partisë mbi “armikun” e brendshëm të saj.

Bindja tashmë është e plotë se Rama të shkarkon dhe të arreston!

Kulmi!

Fiks si në në kohën e Enverit. “Partia ime më arreston”…

Sukses i papaparë i reformës!rilindi drejtësinë popullore, drejtësinë e partisë mbi çdo të keqe.

Përtej kësaj pritshmërie publike, mendoj se Arbeni as do arrestohet e as di i hyjë gjëmb në këmbë.

Shkarkimin e tij e shoh më shumë si një hakmarrje të çastit të udhëheqësit të lindur mbi disa dyshime për rrjedhje muhabetesh, sesa si masë penale.

Ndoshta e kam gabim,por mua kështu më duket kjo historia e Benit.

Ndërsa pritshmërinë e publikut për drejtësinë që ofron Rama e shoh të frikshme.

Diktatoriale madje.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej