E trishtë/ Të gjithë e thërrisnin “Lali”, ndahet nga jeta burrnesha e njohur shqiptare që kishte marrë edhe vëmendjen e mediave ndërkombëtare (Emri+Foto)

Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare burrnesha Diana Rakipi, mjaft e njohur në vitet e fundit përmes medieve. Një atak kardiak i ka marrë jetën burrneshës, e cila u bë e njohur prej historisë së saj, teksa në Durrës, ku ajo jetonte, njihej edhe me pseudonimin “Lali”.

E trishtë/ Të gjithë e thërrisnin “Lali”, ndahet

Edhe media të ndryshme ndërkombëtare ishin interesuar për të mësuar historinë e veçantë të jetës së Diana Rakipit, që e detyruar nga rrethana të ndryshme dhe nga zakonet e hershme shqiptare, por edhe për zgjedhje të saj, qe bërë burrneshë.

Ajo ishte shumë e njohur në Durrës dhe ishte një person shumë i dashur në këtë qytet. E moshuara qëndronte më së shumti me të rinjtë, të cilët e kishin pranuar ashtu siç ishte dhe kalonin kohë me të, si dhe e ndihmonin sa herë kishte nevojë. Diana ishe vetëm një prej burrneshave në Shqipëri.

Ajo ishte një dëshmi e gjallë e zakoneve të hershme shqiptare. Diana nuk krijoi dot një familje, por në intervistat e dhëna për mediat, tregon se nuk kishte pengje në jetë dhe se ishte krenare për zgjedhjen që kishte bërë. Ajo lindi në Tropojë.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej