Edi Rama, 40 miliardë lekë për humbjet në KESH, kur koorparata ka fitime e sponsorizon spektakle

Me Vendim Qeverie Nr. 875, datë 27.12.2022, me propozim të Zv/kryeministres Belinda Balluku dhe miratim të Kryeministrit Edi Rama, i ka dhuruar KESH-it 40 miliardë lekë të vjetra, por pa i shoqëruar me pasqyra bilancesh e pa preventivë shpenzimesh.

Sipas vendimit, ky fond është dhënë si ndihmë, me qëllim mbulimin e likuiditeve operacionale të KESH-it, për humbjet nga çmimet në tregun e blerjes së energjisë elektrike gjatë vitit 2022.

Mirëpo KESH, jo vetëm nuk ka humbje, por më 2017-2021 ka nga 1-5 milionë Euro fitim e madje ka dhënë 510 milionë lekë shpërblime e 250 milionë lekë sponsorizime për koncerte e spektakle, ndërsa fitimi për vitin 2022 parashikohet të jetë 5.7 milionë Euro.

Vërtetë që KESH, gjatë vitit 2022 ka shpenzuar 325 milionë Euro blerje energjie, por këto i ka paguar nga të ardhurat prej prodhim- shitjes së energjisë dhe financime nga shteti, ndër to 200 milionë Euro shtesë para 1 viti, për kompensimin e çmimeve të blerjes që bënë OSHEE.

Nuk po themi, që këto 40 miliardë lekë, kryeministri Rama ia dha privatit, por ia ka dhuruar KESH-it, 3 ditë para mbylljes së vitit me justifikimin e përballimit të humbjeve nga energjia elektrike, kur aktualisht, kjo kompani ka të ardhura të mëdha nga shitja e energjisë.

Për të justifikuar këtë çek, ministrja Belinda Balluku dhe drejtori Ergys Verdho, kanë sajuar bilanc fiktiv, sikur KESH ka dalë me 105 milionë Euro humbje gjatë 6-muajorit të parë 2022, kur sipas Ministrisë së Financave, kjo kompani shtetërore ka dalë me 3.3 milionë Euro fitim.

Ja një tregues: gjatë periudhës janar- qershor 2022, KESH raportoi 133 milionë Euro nga shitja e energjisë që prodhoi, ndërsa 400 milionë Euro ia dha shteti si ndihmë për kompensimin e çmimeve të energjisë në bursë, përveç buxhetit që i jep çdo vit.

Atëherë, përse thuhet që KESH është me humbje, dhe 3 ditë para fundit të vitit iu dhuruan edhe 40 miliardë lekë të tjera, për gjoja kompensim humbjesh?

Urojmë që këto fonde, të cilat në shkelje të ligjit kanë kaluar fillimisht në duart e Belinda Ballukut, të mos kenë lidhje me votat e 14 majit./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej