Edi Rama jep lajmin: Më 30 prill ndryshon gjithçka në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se Shqipëria nga vendi i 33 është ngjitur në vendin e 17-të për shërbimet digjitale, duke u klasifikuar kështu e para në rajon.

Rama bën me dije se duke filluar nga data 30 prill qytetarët nuk do të duhet të presin në sportele për shërbimet e marra.

Sipas kryeministrit përmes digjitalizimit do i “vëmë shqelmin” korrupsionit dhe zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror.

“Nga e 33-ta Shqipëria ngjitet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale dhe del e para në rajon😍

Në 30 prill mbyllim sportelet e shërbimeve me dokumenta dhe i japim një shqelm vendimtar korrupsionit, radhave, zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror”, shkruan Rama.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej