Edi Rama po ia lë partinë “Mamicës”: Çfarë po ndodh në PS?!

Ka një pasazh realisht të rëndësishëm në fjalën e Edi Ramës pas fitores masive të PS-së në zgjedhjet e 14 majit.

Përveç komenteve për rezultatin, Himarën, Shkodrën etj, Edi Rama thotë tekstualisht se nuk do të marrë pjesë në luftën politike, ku do të jetë i munguar. E të gjithë barrën do t’ja lërë Elisa Spiropalit.

Ky zhvillim është realisht lajmi. Që do të thotë se nuk është më Taulant Balla si kryetar grupi, omnipotenti i mazhorancës politike.

“Luftën politike, duhet ta bëjnë ata që janë më të rinj se unë, me në krye Elisën”, tha Rama në konferencën e shtypit pas fitores.

Pra nuk i delegoi kreut politik të qarkut Shkodrës, një kompetencë për të përfaqësuar qeverinë, por deklaroi se këtë luftë duhet ta bëjnë më të rinjtë e PS-së që në krye kanë Elisën.

E kjo frazë duket se është lajmi që nuk u dha, edhe pse Edi Rama e theksoi në fund të konferencës, ç’ka do të thotë se ua serviri si qëndrim politik për ta komentuar. “Me në krye Elisën”. Spiropali është bërë tashmë virale për batutën e saj për Ramën-Skënderbe, e shumë opozitare me shpoti e quajnë Mamica e Edit.

Këtu duhet ndalur… Është folur për Erion Veliajn që përleshet me Belindën që solli lodra pa fund për t’i lënë në selinë e PS-së se ishte ajo “Victoria”. Por për Edi Ramën, “victorias est” e ka emrin Elisa Spiropali. Liderja politike e qarkut Shkodër, e cila ka bërë një ndryshim të madh politik. Një ndryshim që në hartën rozë të 14 majit e kanë bërë të gjithë. E ka bërë edhe Pandeli Majko, i cili nga Tirana u dërgua në qarkun Kukës e i solli Edi Ramës Tropojën si trofe. E këtu duhet thënë se Pandi është ridimensionuar politikisht, dhe nuk është aspak çudi që ta shohim në një rol drejtuesi grupi. Por fakt është se Rama, mbi të gjitha vlerëson rolin e Elisës në Shkodër.

E kjo vjen edhe nga një aftësi që Spiropali e ka, falë edhe lidhjes së mirë me Shkodrën. E që e tregoi, duke arritur një bashkim faktorësh që sollën ndryshimin politik atje. Ku në asnjë çast nuk pati kontestim, por vetëm një konfirmim. E këtë Rama si maniak i analizës së marrëdhënieve njerëzore, jo më kot e ka vlerësuar si të rëndësishme. Megjithatë në krye qëndron prioriteti politik.

Edi Rama, ka bërë të ditur se Elisa është në krye të punëve të PS-së si kreu i Shkodrës që solli ndryshimin. Pasi të gjithë të tjerët: Balla në Fier, Klosi në Vlorë, Çuçi në Berat etj, ok, kanë bërë mirë punën. Edhe Pandi në Kukës e në Tropojë. Por partinë ja ka lënë Elisa Spiropalit, e cila sipas gjasave do të ketë edhe kartabiankën për të promovuar Shkodrën ku ajo është një “Sekretare e Parë”. Një Jozefinë e re që për probatine ka Shkodrën që sipas gjasave edhe këshilltarja më e besuar në këtë lëvizje politike novatore që ka ndodhur në Shqipëri. Por duket se fraza e Ramës është edhe për më pas. Atëherë kur ai nuk do të jetë, pasi gjeopolitika në vend dhe në PS nuk është ajo që ka qenë deri dje me Shqipërinë e ndarë në mes.

Tani Edi Rama ka hapur garën e etshme të pasardhësit, por që në krye të tranzicionit ka vënë Elisën. Gjasat janë që kur të shkojë në Shkodër për turin e falënderimeve e të flasë edhe më konkretisht për këtë ndryshim, që i pari do të vijë në qeverinë e Edi Ramës, ku gara në PS sapo ka nisur. Më e erdhshme se ç’duket. E frikshme madje! /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej