Edi Rama shton para zgjedhjeve 3328 punonjës në administratë

Ashtu si para zgjedhjeve 2017, 2019 e 2021, kryeministri Edi Rama po zbaton skemën për grumbullimin e votave të 14 majit, nëpërmjet joshjes me punësime elektorale, duke shtuar mijëra nëpunës në administratë, ndërsa 60 Bashkive të PS u ka lënë kompetencë sipas mundësive.

Në datën 1 shkurt Babloku ka firmosur Vendimin nr. 44, me objekt: – Punësimi për vitin 2023, i 1125 nëpunësve në institucionet e administratës shtetërore pjesë të Shërbimit Civil; duke i trajtuar si gjoja vende pune vakante të përhershme.

Pra, “befasisht” 3 muaj para zgjedhjeve lokale, në administratën qendrore janë krijuar 1152 vende të lira pune, të ndarë nga 30-100 vende nëpër ministri, të cilat, sipas vendimit do t’i përzgjedhin ministrat.

Po në datën 1 shkurt, me Vendim nr. 56, me objekt shtimin e 2176 punonjësve me kontratë të përkohshme 1-vjeçare gjatë vitit 2023, konkretisht në administratën e qeverisjes qendrore, që janë ministritë dhe agjencitë qeveritare.

Me këto dy vendime që kanë hyrë në fuqi më 1 shkurt, ministrat dhe drejtuesit shtetërorë të institucioneve qendrore ku janë shtuar organikat, kanë filluar të bëjnë emërimet e para dhe po hartojnë listat e të preferuarve që do punësojnë me kontrata 1-vjeçare.

Nëpunës provizorë me kontratë 1-vjeçare, janë shtuar 68 në administratën e kryeministrisë; 93 te Ministria e Turizmit; 89 te Ministria e Kulturës; 86 te Ministria e Energjisë; 77 te Ministria e Arsimit; 67 te Ministria e Brendshme; 48 te Ministria e Drejtësisë; 23 te Ministria e Jashtme; 14 te Kryesia e Kuvendit.

Rekord janë Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Shëndetësisë me 1400 vende shtesë në total, të cilat sipas tabelës së shpërndarjes, 1100 persona do punësohen në zyrat e administratave që kanë në rrethe e prefektura, si shëndetësia tatimet, doganat, ushqimi, arsimi, mjedisi, bujqësia, energjia, komisariatet.

Për të krijuar përshtypjen, sikur këto 3328 vende shtesë në administratë nuk janë punësime elektorale, kryeministri Edi Rama ka shtuar nga 1, 2 e 5 vende pune në administratat e institucioneve të drejtësisë, madje i ka shtuar 10 vende pune provizore edhe Presidencës.

Nuk do shumë mendje të kuptohet, se këta nëpunës të shtuar në administratën qeveritare para zgjedhjeve, do jenë “patronazhistë e aktivistë” votash në fushatën elektorale, që do paguhen nga taksat e shqiptarëve për pushtetin e Edi Ramës./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej