“Ejani se e vrava”, 50 vjeçari i dehur vret gruan dhe njofton policinë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Nikaia të Greqisë. Një grua 54-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj brenda shtëpisë së tyre. Mediat greke raportojnë se 50 vjeçari i deshur ka njoftuar policinë në orët e para të mëngjesit duke thënë se ka vrarë gruan e tij.

“Ejani në shtëpi, vrava gruan…”, ka thënë ai. Policia ka gjetur të vdekur 54-vjeçaren, me shenja në qafë. 50-vjeçari është arrestuar në vendngjarje, ndërsa çështjen e ka marrë Departamenti i Vrasjeve. Ekspertiza do të përcaktojë shkakun dhe kohën e vdekjes së 54 vjeçares.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej