Ekipi i DEA-s amerikane në Tiranë, Kryemadhi, Jam e kënaqur, e kam kërkuar në çdo takim si kryetare e LSI

Deputetja dhe ish-kryetarja e LSI Monika Kryemadhi thotë se prania e agjentëve të Agjencisë së Amerikane kundër Drogës (DEA) në vendin tonë një lajm i mirë, pasi tregon rritje të prezencës amerikane në vend.

Këtë lajm e dha sot vetë Ambasada Amerikane, e cila njoftoi se Yuri Kim kishte pritur në Tiranë agjentin special Brendan Leddy, me ekipin e tij dhe kishin diskutuar për të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri. Duke folur për Euronews Albania, Kryemadhi tha se e kishte kërkuar këtë në çdo takim me amerikanët.

“Unë jam shumë e kënaqur që prezenca amerikane ka filluar të rritet në Shqipëri. Për shkak se na pëlqen apo s’na pëlqen ne, partneri ynë strategjik janë SHhete e Bashkuara të Amerikës dhe ëndrra e shqiptarëve është Bashkimi Evropian.

Ne nuk mund të kemi integrim në BE pa pasur një suport të SHBA. Për arsye nga më të ndryshmet, gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Shqipëria është një vend i vogël në rajon, përballë ekspansionit rus dhe rritjes së lidershipit të Serbisë, vendi e ka sot të domosdoshëm çlirimin nga përdorimi i parave të drogës.

Prezenca e DEA-s këtu, ne e kemi kërkuar me kohë, në të gjitha takimet që ne kemi pasur. Kemi kërkuar prezencën e DEA-s. Në raportet që janë bërë, 2.4% e popullsisë shqiptare janë përdorues të kokainë. Pjesa më e madhe e rinisë shqiptare. Prezenca e saj është një sinjal i mirë”, u shpreh Monika Kryemadhi

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej