Ekrani në zi! Kanceri i merr jetën në moshën 40-vjeçares prezantueses së njohur

Prezantuesja, aktivistja dhe blogerja e njohur Dame Deborah James ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare. Dame Deborah, nënë e 2 fëmijëve, u diagnostikua me kancer në zorrë në vitin 2016. Lajmi për ndarjen e saj nga jeta u bë i ditur nga familja e saj përmes një postimi në Instagram.

“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Dame Deborah James; gruaja, vajza, motra, mamaja më e mrekullueshme”, thuhet në njoftim.

Ajo ndërroi jetë e rrethuar nga familja e saj.

Prezantuesja e podcast-it të BBC-së You, Me and Big C ndau përvojën e saj me kancerin për të rritur ndërgjegjësimin, për të thyer barrierat dhe për të sfiduar tabutë dhe mblodhi miliona për kërkime në mjekësinë për pacientët me kancer.

“Edhe në momentet e saj më sfiduese, vendosmëria e saj për të mbledhur para dhe ndërgjegjësim ishte frymëzuese.”

Ajo gjithashtu lançoi një fond të ri, të quajtur fondi Boëelbabe, për të mbledhur para për kërkime në mjekësinë për pacientët me kancer.

Ajo tejkaloi 1 milionë £ në më pak se 24 orë, duke e thyer qëllimin e saj fillestar prej 250,000 £ ndërsa tani shuma në total ka mbledhur pothuajse 7 milionë £.

Ekrani në zi! Kanceri i merr jetën në moshën

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej