Ekspertja: Duhet të punosh 1 vit në Shqipëri për të blerë 1 m katror të apartamentit

Romina Radonshiqi, eskperte ekonomie është shprehur se çmimi i apartamenteve në vendin tonë është shumë i lartë.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ajo shtoi se në sektorin e ndërtimit ka pastrim parash ndërkohë shtoi se personat që jetojnë në vendin tonë e kanë shumë të vështirë të blejnë apartamente.

Sipas saj një personi me rrogë minimale në vendin tonë i duhet të punojë një vit për të blerë një metër katror të apartamentit.

“Ata që jetojnë këtu e kam shumë të vështirë që të blejnë apartamente. Në sektorin e ndërtimit ka pastrim parash. Ka çmime pa sens dhe pa logjikë. I bie që një person të punojë një vit me një pagë minimale për të blerë një metër katror të apartamentit”- theksoi ajo.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej