Elon Musk apo Elion Semanaj? Ku i gjeti paratë ish-drejtori i Hipotekës për 2 lokale tek Liqeni i Thatë e disa apartamente luksoze?

SPAK të hetojë burimet financiare të këtij zyrtari, që nga i pastrehë e me pagë shteti, ka 3 apartamente te zona Kopshti Zoologjik, 2 apartamente në ish-Bllok, 2 apartamente te “Kodra e Diellit”, 2 lokalet  “Mjellma” e “La Fontana” te Liqeni i Thatë dhe llogaritë e majme bankare, të cilat krijojnë përshtypjen sikur Elion Semanaj… është Elon Musk…

Në krye të skedës së drejtorëve super-hajdutë, është dhe Elion Semanaj, i cili nëpërmjet korrupsionit e vjedhjeve në poste gjatë 10 viteve të pushtetit “rilindja”, ka grumbulluar toka, troje, apartamente, llogari bankare, si lokale luksoze në zonat preferenciale të Tiranës.

Pista e hetimit është kjo: vlera e këtyre pasurive që dihen deri tani, dhe pagat që Elion Semanaj, ka marrë gjatë detyrave të tij si zyrtar e drejtues në administratën shtetërore, por dhe pasuria faktike që ka fshehur në emër të familjarëve të tij e të gruas.

Sepse sipas të dhënave nga ILDKPI, në shtator 2013 kur ai është emëruar drejtues institucioni qendror, nuk ka pasur as banesë dhe ka deklaruar vetëm pagën 73 mijë lekë e 430 mijë lekë kursime familjare nga puna si avokat.

Postet e tij të larta, kanë nisur në muajin shtator 2013, me detyrën e Zv/drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, ku deri në shtator 2016, realizonte gjithë pazaret me lejet minerare në naftë, krom, gurore e falsifikim të pagesave të rentës minerare, që bënte drejtori Dael Dervishi, djalë i dajës së Ilir Metës, ndërsa më pas i vazhdoi me drejtorin Viktor Tushaj të LSI.

Megjithëse KLSH, kishte zbuluar shumë afera korrupsioni dhe prokuroria kishte nisur procedime penale për të dhe dy drejtorët Dervishaj e Tushaj të familjes Meta e LSI; më 15 maj 2017, Elion Semanaj u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Në këtë detyrë, Babloku e la vetëm 7 muaj deri më 24 nëntor 2017, ku siç zbuloi prokuroria dhe KLSH-ja, Elion Semanaj ishte dërguar atje, për të pastruar letrat e korrupsionit të tij si zv/drejtor e drejtor dhe të dy ish-drejtorëve të LSI e ministrit të Energji-Industrisë.

Më 27 nëntor, Babloku e emëroi Drejtor të Përgjithshëm të Hipotekave, por edhe në këtë detyrë, u la vetëm 6 muaj deri më 15 maj 2016 dhe u shkarkua, ngaqë i “doli tymi” i zhdukjes regjistrave e falsifikimit të kartelave pronësore, për të cilat foli Artan Lame.

Në 6 muajt si drejtor i hipotekës, Elion Semanaj regjistroi 283 prona në 5 zona kadastrale bregdetare Vlorë-Orikum-Himarë-Borsh-Ksamil Sarandë, të cilat ishin bllokuar me vendim qeverie e ishin në hetim nga drejtësia për falsifikime, madje me regjistrimin e tyre, ai cënoi interesat e miqve dhe klientëve të Bablokut e Olsit.

Por SPAK mund të hetojë, se një nga shkaqet e shkarkimit të tij, është dhe fakti se me fuqinë si Drejtor i Përgjithshëm i Hipotekës, Elion Semanaj, ka tërhequr shumë padi gjyqësore për grabitje pronash dhe ka mbyllur shumë dosje në prokuroritë Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër, me kosto të madhe financiare për buxhetin e shtetit.

Pas largimit nga hipoteka, Elion Semanajn e rikthyen disa kohë jurist në Ministrinë e Energji-Industrisë, por rehatin e milionave dhe tokave, ai e gjeti përsëri te Kadastra,  në 3 detyra radhazi; Shef Sektori Juridik; Drejtori i Njësisë së Titujve të Pronësisë dhe tashmë Përgjegjës i Sektorit Juridik për zonën “Tirana-Veri” në Kadastrën e Tiranës.

Nuk duhet harruar, që ia ka qenë dhe jurist në Portin Detar-Durrës dhe te Avokati i Shtetit; por bënë përshtypje çudia, që pas posteve në Agjencinë e Burimeve Natyrore dhe në Kadastër me pagë shteti, Elion Semanaj ka këto pasuri:

Tre apartamentet te zona Kopshti Zoologjik, 2 apartamente në ish-Bllok, 2 apartamente te “Kodra e Diellit”, 2 lokalet  “Mjellma” e “La Fontana” te Liqeni i Thatë në Tiranë, 9 llogari të majme bankare e jetë luksi, të cilat krijojnë përshtypjen sikur Elion Semanaj është… Elon Musk.

SPAK, disa nga prokurorët e të cilit janë klientë të lokaleve “Mjellma” e “La Fontana” te Liqeni i Thatë, duhet të hetojnë se ku i ka gjetur burimet financiare Elion Semanaj, që ka vënë gjithë këto pasuri të shtrenjta, kur ka pasur vetëm pagë shteti./Pamfleti

Elon Musk apo Elion Semanaj? Ku i gjeti paratë ish-drejtori i

Elon Musk apo Elion Semanaj? Ku i gjeti paratë ish-drejtori i

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej