Elon Musk: Kam vite që nuk bëj seks

Elon Musk ka mohuar pretendimet se ai kishte një lidhje me gruan e bashkëthemeluesit të Google Sergey Brin në dhjetorin e kaluar, gjë që dyshohet se çoi në divorcin e çiftit.

Musk shkroi në Twitter një përgjigje ndaj një artikulli në ‘Wall Street Journal’ që përshkruante lidhjen e tij me Nicole.

“Kjo nuk është aspak e vërtetë. Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku mbrëmë! Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herët me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”- u shpreh Musk.

Më pas ai dha një informacion pak më intim, duke pohuar: “As nuk kam bërë seks prej shumë vitesh”- tipike kjo e Musk.

Musk gjithashtu u bëri thirrje ndjekësve të tij që të kritikojnë shtypin.

“WSJ supozohet të ketë një standard të lartë për gazetarinë dhe, për momentin, ata janë shumë poshtë. WSJ duhet të transmetojë histori që në fakt kanë rëndësi për lexuesit e tyre dhe të kenë bazë të qëndrueshme faktike, jo thashetheme të rastësishme të palëve të treta,” shtoi ai.

Thuhet se Musk është takuar me gruan avokate të Brin, Nicole Shanahan në ‘Art Basel’, një ngjarje shumëditore arti në Miami, në dhjetor të vitit të kaluar.

Dyshohet se kjo e shtyu Brin, njeriun e tetë më të pasur në botë me një pasuri neto prej 95 miliardë dollarësh, të paraqesë kërkesë për divorc në janar. Sipas burimeve të Journal, Nicole dhe Sergey tashmë kishin probleme martesore për shkak të stresit të COVID-19. Ata po debatonin edhe për kujdesin e vajzës së tyre katërvjeçare.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej