Kaq i shërbejnë në ajër, ndërsa në tokë ka 35 roje garde, agjentë Antikrimi dhe Policia e Shtetit, që e shoqëron edhe nëpër mitingje e bujtina
Deri tani ka dalë përllogaritja mesatare 22 milionë Euro, që “Sulltani” i Shqipërisë, Edi Rama, ka harxhuar në 137 fluturime me avionin Charter, prej 4 vitesh të personalizuar vetëm për të, por me fondet e qeverisë.
Ndërsa sot, po publikojmë emrat, detyrat dhe pagat e anëtarëve të ekipit që i shërbejnë brenda avionit “Ismaili” në çdo fluturim, vënë në dispozicion bashkë me avionin, nga pronarët Sinan Idrizi e Sinan Dilek të kompanisë “Air Albania”, ku qeveria shqiptare ka 10% të pronësisë.
Pjesë e stafit të Charter-it kryeministror “Ismaili”, janë 5 pilotë, 4 asistentë pilotë dhe 11 inxhinierë fluturimi, mirëmbajtës avioni, punonjës shërbimi e shoqëruese fluturimi, të cilët janë në gatishmëri për çdo udhëtim që bën “lideri global” i qeverisë sonë lokale. Ja emrat, detyrat dhe pagat e stafit të avionit personal:
- Çağrı Sahbaz: Pilot avioni, paga mujore 1.4 milionë lekë të reja.
- Özer Ülger: Pilot avioni, paga mujore 1.3 milionë lekë të reja.
- Gregor Klancar: Gregor: Pilot avioni, paga mujore 1.1 milionë lekë të reja.
- Stephen Scully: Pilot avioni, paga mujore 30 mijë lekë të reja (???).
- Sinan Isik: Pilot avioni, paga mujore 551 mijë lekë të reja.
- Adem Yüce: Asistent/pilot avioni, paga mujore 774 mijë lekë të reja.
- Mahir Mete Sönmez: Asistent/pilot avioni, paga mujore 747 mijë lekë të reja.
- Hizir Soylu: Asistent/pilot avioni, paga mujore 641 000 lekë të reja.
- Tunç Özcan: Asistent/pilot, paga mujore 625 mijë lekë të reja.
- Ali Osman Yildirim: Mirëmbajtës avioni, paga mujore 615 mijë lekë të reja.
- Agustin Shqipe: Inxhinier fluturimi, paga mujore 270 mijë lekë të reja.
- Hakan Selçuk Özer: Inxhinier fluturimi, paga mujore 30 mijë lekë të reja (???).
- Enis Krasniqi: Inxhinier fluturimi, paga mujore 155 mijë lekë të reja.
- Ervis Maja: Shoqërues në fluturim, paga mujore 188 mijë lekë të reja.
- Eda Sina: Shoqërues në fluturim, paga mujore 108 mijë lekë të reja.
- Sonila Dezhiani: Shoqërues në fluturim, paga mujore 76 mijë lekë të reja.
- Eljona Donaj: Shoqërues në fluturim, paga mujore 91 mijë lekë të reja.
- Iris Brimi: Shoqërues në fluturim, paga mujore 76 mijë lekë të reja.
- Vilda Pole: Shoqërues në fluturim, paga mujore 76 mijë lekë të reja.
- Ilirjana Idrizaj: Shoqërues në fluturimi, paga mujore 76 mijë lekë të reja.
Ata që i kanë vënë në dispozicion avionin Charter dhe fshehin shpenzimet e kontratën reale, janë: Fatbardha Mustaj, Menaxhere e Financave me pagë 238 mijë lekë të reja; Manjola Shehu, Drejtore Marketing- Kontrata me pagë 238 mijë lekë të reja; Sinan Dilek, Administrator me pagë 1.5 milionë lekë të reja dhe Sinan Idrizi, përfaqësues ligjor me pagë 30 mijë lekë të reja.
Siç shihet, jepen miliona lekë paga dhe ka një “ushtri me qehallarë”, që i shërbejnë në Charter, ndërsa Edi Rama, deklaron se shpenzimet janë sa një pasagjer i zakonshëm.
Duhet ta hetojë SPAK, se sa paguan shteti realisht, apo cili biznes i paguan shpenzimet për këtë avion të personalizuar, me të cilin kryeministri ynë, gjezdis nëpër botë edhe për të hapur ekzpozita, për të parë ndeshje futbolli e për dreka në Dubai me ministreshat./Pamfleti