“Emri im ka qenë i pari”, Meta akuzon Ramën se ka ndikuar që të shpallej “non-grata”

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka akuzuar Edi Ramën për korrupsion, lidhur me çështjen “McGonigal”. Sipas tij, arrestimi i ish-drejtorit të FBI tashmë është një histori e hapur, e cila nuk do të mbyllet më por që ditë pas dite do të shtohen edhe prova të tjera.

I ftuar në emisonin “Frontline”, Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka dashur të ndikojë në vendimet e ndërkombëtarëve për ta shpallur “non-grata”.

“Emri im ka qenë i pari në çdo takim të Ramës, me çdo ndërkombëtar. Ai gjithmonë ka pasur një shqetësim se si ti korruptojë ndërkombëtarët, që të tregojë se Meta ka një problem me Amerikën e vendet e tjera për shkak se ka dashur të shpallem “non-grata”, është shprehur Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë nuk ka lënë pa përmendur edhe opozitën, ku sipas tij fuqinë që sot ka Rama e ka marrë pikërisht nga vendimet e saj.

“Fuqinë Edi Rama e ka marrë nga opozita, nga korrupsioni që i ka dhënë ajo, sepse i dha pushtet duke djegur mandatet. Opozita nuk e mbrojti demokracinë por e la të gjithë pushtetin në dorë të Ramës duke e fuqizuar atë”, shtoi ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej