EMRI/ Kush është i riu që ndërroi jetë në Tiranë pasi u shoqërua në komisariat, dyshohet se vdiq nga…

Laer Kurti është 32-vjeçari që ndërroi jetë pasi u ndalua nga policia e Tiranës dhe u shoqërua në Komisariat.

Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak, por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo  që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes, ku gjatë kontrollit të territorit, policia ka konstatuar në rrugën “Riza Cuka” 32-vjeçarin, të cilit i kanë bërë thirrje për të ndaluar me qëllim për t’i kontrolluar dokumentat e identifikimit.

I riu ka nisur të vrapojë kur patrulla i ka kërkuar që të tregojë dokumentat. Policia e ka ndjekur dhe e ka ndaluar në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Gjatë shoqërimit të tij, ky shtetas ka shfaqur probleme shendetësore sapo ka mbërritur në ambientet e Komisariatit. Menjëherë është kërkuar ndihma e shërbimit të Urgjencës dhe për shkak se situata shëndetësore e tij është rënduar, ky shtetas është dërguar me mjetet e Policisë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nën drejtimin e Prokurorisë ka ngritur menjëherë grupin hetimor, i cili po kryen veprimet e para hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej