Enkelejd Alibeaj nuk shkon në protestën e 7 korrikut: Nuk është Sali Berisha shpresa e njerëzve! Po ka guxim le të flasë për oligarkët

Kreu i Grupit Parlamentar të PD në Kuvend, Enkelejd Alibeaj ka bërë me dije në nisje të seancës së sotme plenare, se nuk do marrë pjesë në protestën e 7 korrikut të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Sipas tij, Berisha nuk mund të jetë shpresa e njerëzve.

Alibeaj sfidoi kolegët që janë rreshtuar krah Sali Berishës, që të flasin kundër oligarkëve për rritjen e çmimeve.

“Do protestosh për krimin, duhet të flasësh këtu. Do protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve, unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Unë protestoj sot, protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është kjo. Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve të cilët sot vuajnë gjithmonë e më tepër.

Absolutisht jo. Më kuptuat mirë se çfarë thashë. Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi dhe t’u thonë njerëzve hajdeni të protestoni të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Kanë guxim ta thonë? Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj oligarkëve”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej