Ergys Verdho, ‘maestro’ i tenderëve fiktivë: një gjysmë miliardi lekë për një punë të kryer e paguar para 2 vitesh

Një tender tjetër fiktiv me vlerë mbi gjysmë miliardë lekë, ka përforcuar bindjen se drejtori i KESH, Ergys Verdho është hajdut i fondeve publike, duke u maskuar pas letrash e procedurash zyrtare të cilat i urdhëron, sajon, ekzekuton dhe i fsheh vetë.

Por denoncimet e shumta në media, madje as raportet e KLSH dhe 12 kallëzimet penale që kanë bërë bizneset, nuk po e bindin akoma SPAK-un, që minimalisht të fillojë hetimin e të marrë në pyetje Drejtorin e KESH, Ergys Verdho, ish-drejtor i Rrugëve.

Tenderi që ka sajuar këtë herë, është me objekt: “Ndërtimi i Sistemit i DMS dhe Arkivës Teknike të KESH”, me vlerë kontrate 503 milionë lekë të vjetra me TVSH, nënshkruar më 17 janar 2023 me kompaninë “Communication Progress”.

Vjedhja qëndron në faktin, se drejtori Ergys Verdho, ka sajuar tender me vlerë mbi 500 milionë “verdhushka”, kur Sistemi i DMS dhe Arkiva Teknike e KESH, janë ndërtuar qysh në muajin qershor 2020 nga drejtori paraardhës me vlerë 210 milionë lekë e janë në funksion të plotë.

Firma private që ka nënshkruar kontratën e do marrë milionat, deri tani nuk ka asnjë përgjegjësi ligjore, por do ketë përgjegjësi, nëse në pazar e bashkëpunim me drejtorin Ergys Verdho, do firmosë letra false sikur ka ndërtuar këtë sistem në KESH.

Krijon dyshime për kapje të drejtësisë me ryshfete apo joshje të tjera, fakti që SPAK nuk po e prangos drejtorin Verdho, i cili sipas KLSH, edhe kur ishte drejtor te rrugët, i zhvati shtetit 630 milionë Euro me tenderë fiktivë e fond 2-4 herë më të shtrenjtë se kostoja reale e investimeve.

Ndërsa qysh prej muajit qershor 2021 kur Rama dhe Balluku e emëruan në krye të KESH, po vazhdon vjedhjet me shit-blerjen e energjisë dhe tenderë për shërbime e investime që janë kryer më parë, siç është rasti i tenderit që po denoncojmë.

Në të kundërt, SPAK të veprojë, sepse në sirtar ka shumë prova korrupsioni të këtij drejtori, të cilat e kalojnë vlerën 1 miliardë Euro me tenderë e shpenzime të tjera anti- ligjore. /Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej