“Është i shqetësuar”, Artan Hoxha dorëzon përgjimin në Polici dhe i përgjigjet Berishës: Më zhgënjeu me imagjinatën, nuk është aq kreativ sa ka qenë

Gazetari Artan Hoxha pas përfundimit të marrjes në pyetje në Policinë e Tiranës lidhur me audio-përgjimet e bëra publike dy ditë më parë për 21 Janarin, në një deklaratë për mediat u shpreh se u vu në dispozicion të hetimit të çështjes dhe dorëzoi provat e reja.

Hoxha theksoi se kjo çështje duhet të hetohet nga SPAK dhe duhet të merren në pyetje nivelet më të larta të shtetit të asoj kohe dhe të kohës tani.

“Nuk është se sa kohë qëndrova por me thënë të drejtën u vura në dispozicion të hetimit të çështjes. Prokurorja që heton çështjen e 21 janarit kishte deleguar detyra për oficerët policisë gjyqësorë. Ata në zbatim të urhdhërit më morën deklarim për këtë çështje.

Shpresoj që ky detaj i ri të japë një indicie hetimit, në fakt ajo që unë kërkoj në të vërtetë dhe familjarët të së vravëve këtë çështje ta marë në dorë SPAK.

Dhe duhet pyetur në nivelet më të larta të shtetit të asaj kohë dhe këtë kohë. Sigurisht që në lidhje me këtë ngjarje nuk janë pyetur në atë kohë as Berisha as Topi, as Lulzim Basha, as Ina Rama dhe poashtu nuk është pyteur as shefi i opozitës asoj kohe Edi Rama. Kjo është mundësia e fundit për ta zbardhur dhe hetuar 21 janarin. E para ka kaluar shumë kohë, e dyta kemi një strukturë të re ne dispozicion siç është SPAK dhe Gjykata e Posaçme, koha nuk është siç ka qenë. Është momenti i duhur dhe nëse kalon ky moment do të jetë vonë për ti dhënë përgjigjë familjarëve të së vrarëve.

Unë dhashë informacionin në lidhje me çfarë bëhet fjalë. I habitur që ky material nuk ka qenë në dosjet e hetimit, kështu që besoj që hetimet do vahzdojnë do ketë edhe perosna të tjerë që do thirren. Unë jam i disponushëm sa herë që do të thirrem. Unë besoj që ajo që kemi bërë bashkë me familjarët e Aleks Nikës është shërbim që duhet ta kishte bërë dikush tjetër”, tha Hoxha.

I pyetur në lidhje me deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili ditën e sotme u shpreh se përgjimet që e implikojnë atë në ngjarjen e rëndë të 21 janarit janë “manipulimet dhe falsifikimet” e ish drejtorit të Policisë, Ardi Veliut, Hoxha tha se kreu i PD është i shqetësuar.

“Nuk më zhgënjeu Berisha në deklaratën që bëri sot, por më zhgënjeu te pjesa e imagjinatës, nuk është më aq kreativ sa çka qenë më para. Ta katandisësh këtë përgjim te Ardi Veliu, mendoj se ai është i shqetësuar nga fakti i ri që ka dalë”, shtoi ai.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej