Ish-Presidenti Ilir Meta ka sqaruar faktin se emri i tij përflitet si si spiun i ish-Sigurimit të Shtetit.
Meta u shpreh se Autoriteti i Dosjeve e di që ai është i pastër. Sipas tij, pas publikimit të letrës me emrin e ish Presidentit nga Autoriteti i Dosjeve fshihet qeveria.
“Autoriteti e di mirë që jo vetëm s’kam qenë bashkëpunëtor i Sigurimit, e provuar që në 96 në kohën e të madhërishmit Sali Berisha… e dinë shumë mirë se kush ka qenë bashkëpunëtori në rastin konkret”, u shpreh ndër të tjera Meta.
Lidhur me këtë ka reaguar gazetari investigativ Artan Hoxha i cili ka bërë një reagim ironik. “Ilir Meta: Ne kohen e Berishes se madherishem…!!! Rama duket se ka nisur te degjoj, kengen e Hajredin Pashes”, shkruan Hoxha.