Shqipëria del me kokën lart nga “Fortuna Arena” dhe mban gjallë ëndrrën për t’u kualifikuar në “EURO 2024 që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Gjermani. Kuqezinjtë e drejtuar nga Silvinjo ia kanë dalë t’i marrin pikën e artë Çekisë, duke bërë që ndeshja të mbyllej në barazim 1-1.
Vendasit kaluan në avantazh në minutën e 57. Krejçi i shpëtoi pozicionit jashtë loje dhe mposhti Berishën. Fillimisht goli u anulua për pozicion jashtë loje nga gjyqtari anësor, por më pas VAR-i i dha avantazhin vendasve.
8 minuta më vonë, djemtë tanë rikthyen baraspeshën. Nedim Bajrami realizoi një supergol në minutën e 65, teksa lëshoi në goditje spektakolare nga jashtë zonës.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Në minutën e 11, vendasit rrezikuan shumë me Pavlenkan, i cili pasoi brenda zonës dhe Asani me Cikalleshin vrapuan për t’i marrë topin mbrojtësit, por pa ia dalë.
Në minutën e 25, Kuçta goditi me kokë brenda zonës, por Berisha devijoi topin në këndore. 2 minuta më vonë, Asani pati mundësinë e arë, por gjithçka u anulua për pozicion jashtë loje.
Në minutën e 28, Shqipëria rrezikoi sërish, Asani nxori bosh Cikalleshin, i cili nuk arriti të shkonte te topi.
Në minutën e 42, çekët patën rastin e artë, por Hysaj shpëtoi Shqipërinë.
Me këtë barazim , Çekia mban vendin e parë me 8 pikë, ndërsa Shqipëria e ndjek në vendin e dytë me 7 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do të përballet me Poloninë në “Air Albania”, ku do të kërkojë të marrë sërish një rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë ëndrrën “Gjermani 2024”.