Faliment/ Qeveria merr 35 miliardë lekë me fajde 6.6% për 3 vite, nga oligarkët Salillari, Fusha, Ulaj e Sulaj

Kriza e pagave dhe pensioneve/ Brenda javës së parë të korrikut, janë marrë 105 miliardë lekë të vjetra, si borxh i brendshëm me bono thesari e obligacione, të cilat do kanalizohen nëpërmjet 10 bankave, ku dhënës borxhi e përfitues përqindjesh nga qeveria, janë dhe Guvernatori i Bankës, Gent Sejko, ish-ministrja e Financave Anila Denaj, Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj,  por dhe disa ministra e deputetë të afërt me kryeministrin Rama.

Buxheti i shtetit është zhytur në “gropë” falimenti nga PPP-të, shtimi me 30% i administratës publike, shpenzimet në rritje të luksit qeveritar, shtimi i evazionit fiskal deri 40% dhe vjedhjet me tenderët, të cilët hartohen në vlera 2-3 herë më tepër se kostoja reale e investimeve.

I gjendur përballë kësaj krize dhe përballë faktit, që kreditorët e huaj nuk i japin më borxhe për mungese garancie, kryeministri Rama ka filluar marrjen e fajdeve qeveritare brenda vendit, të cilat i maskon pas blerjes së Bonove të Thesarit e Obligacioneve.

Më 22 qershor 2022, Ministria e Financa- Ekonomisë ka marrë 35 miliardë lekë borxh nga 4 oligarkët Pëllumb Salillari, Shkëlqim Fusha, Gentjan Sulaj e Bashkim Ulaj, në formë pakete huaje kreditimi të përbashkët.

Ky borxh është marrë me afat 3 vite, duke filluar nga 22 qershor 2022 deri më 22 shkurt 2025, kur qeveria do shlyej këstin e fundit, ndërsa pagesa e kësteve dhe interesave është çdo 6 muaj.

Marrja e këtij borxhi afro 30 milionë Euro, është trajtuar si “Blerje Pakete Obligacioni” dhe transaksioni u bë më 23 qershor nga 5 banka të nivelit të dytë, ku qeveria përveç principalit bazë, do paguajë dhe 6.6% interes: 3.8% për bankat që kanë risk e 2.8% për 4 oligarkët fajdexhinj.

Ky borxh, është dhënë në emër të personave të besuar të oligarkëve, me qëllim për të fshehur pazarin që ka bërë Babloku me ta; prandaj ministrja Delina Ibrahimaj, në shkelje të plotë të ligjit, nuk e publikon dosjen e këtij borxhi, por e mban të kyçur në kasafortën e saj.

Kjo është “masë sekreti”, për të mos bërë publik skandalin qeveritar, që kryeministri Edi Rama u dhuron miliona Euro me PPP, koncesione e tenderë fiktivë oligarkëve Salillari, Fusha, Sulaj, Ulaj etj.,  dhe ua merr borxh si fajde me përqindje të larta.

Sipas dokumenteve që po publikojmë, rezulton se brenda javës së parë të muajit korrik 2022, qeveria ka marrë edhe 70 miliardë lekë, ose 58 milionë Euro të tjera borxh, nëpërmjet mekanizmit të blerjes së obligacioneve me interes 3.8-4%.

Në këtë vlerë borxhi me afat deri 4 muaj, huadhënës te qeveria janë dhe Guvernatori i Bankës, Gent Sejko, ish-ministrja e Financave Anila Denaj, ministrja aktuale Delina Ibrahimaj, por dhe disa ministra e deputetë e drejtorë qendrorë të afërt me kryeministrin Rama.

Sipas informacionit konfidencial që ka marrë “Pamfleti” nga Ministria e Financa- Ekonomisë, thuhet se marrja e këtij borxhi të brendshëm, është diktuar nga kriza për pagat dhe pensionet.

Po sipas këtij informacioni, nëse kryeministri “lypsar” (siç e ka quajtur veten), brenda muajit shtator 2022, nuk do gjejë “derë të hapur” për borxhe mbi borxhe jashtë Shqipërisë, do detyrohet ta shtyjë deri sa të mundet, me borxhe të brendshme nga oligarkët, madje dhe nga trafikantët biznesmenë që ndërtojnë kulla e resorte.

Sepse qeveritë dhe bankat e BE, donacionet dhe borxhet e dhëna për investime, po i menaxhojnë e monitorojnë vetë edhe në tenderë, nga frika se qeveria u ndryshon destinacionin e i vjedh.

Fatkeqësi për Bablokun, është fakti se DASH, KE, Banka Botërore, FMN dhe institucionet e mbikëqyrjes së pastrimit të parave, po i bllokojnë Amnistinë Fiskale, me të cilën synonte të legalizonte e të fuste në Shqipëri, miliona Euro korrupsioni, evazioni e trafiqesh./Pamfleti

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej