Familjarët e viktimave të 21 janarit dorëzuan padi të re në SPAK, Mark Nika: Prokuroria ka frikë të hetojë, në audiopërgjimin e ri dëgjohet komandanti…

Familjarët e viktimave në protestën e 21 janari kanë bërë sot kallëzim të ri në në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) kundër kreut të PD, Sali Berisha, deputetit Lulzim Basha dhe ish-gardisti Ndrea Prendi.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës ka thënë për mediet se dosja duhet të hetohet nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës, pasi sipas tij kjo e fundit ka frikë që të hetojë çështjen.  Ai u shpreh se kanë në dorë audiopërgjimin e ri, ku tha se dëgjohet komandanit i gardës ku jep urdhër që të qëllohet.

“Sipas nesh ish ministri dhe ish kryeministrri duhet të hetohen nga SPAK dhe jo nga Prokuroria.Ka 12 vjet që me urdhër politik nuk ëjhstë bërë asnjë lloj gjëje.  Sipas procedurës prokuroria duhet të na vinte ne dijeni për plumbin në laborator, është bërë për të fituar kohë. Ndërhyrjet kanë qenë të tilla për të fituar kohë. Ne na ka rënë në dorë kjo kasetë ku flitet për të gjithë mekanizmin e gardës, aty identifikohet komandanit i gardës ku jep urdhër që të qëllohet.

Kjo kasetë mbahet sot nga gazetari Artan Hoxha. Nuk e heton dot atë çështje, provat janë, si është e mundur që SPAK nuk e heton dot, por refuzon që të hetojë, duhet të thëriste gazetarin për të dorëzuar kasetën dhe të niste veprimet. Ne si familjarë duhet të na vënë në dijeni. Duhet të na japë shpjegime”, u shpreh Nika.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej