Gazetarja Klodiana Lala ka folur lidhur me fatin e Ervis Martinaj, për të cilin tha se sa më shumë shkon koha aq më tepër shtohen dyshimet për zhdukjen e tij.
E pyetur në studion e “Opinion”, Klodiana Lala tha se deri më tani nuk ka asnjë të dhënë të re për fatin e Martinajt.
Fevziu: A ka të dhena ekstra për fatin e Ervis Martinaj?
Klodiana Lala: Në shtator kam qene e dyzuar. Sa më shumë kalon koha aq më shumë shuhen shpresat për të patur një rezultat.
Fevziu: Institucionet nuk kanë asnjë të dhënë?
Klodiana Lala: Të gjitha përgjimet nuk kanë dhënë rezultat. Ka patur informacione pa fund, por nuk ka asnjë provë për të provuar ekzistencën apo mosekzistencën e tij.
Jeton Lami ka refuzuar të japë shpjegime në formën ligjore. Sa më shumë shkon koha aq më shumë shtohen dyshimet që Martinaj mund të jetë vrarë apo rrëmbyer nga kundërshtarët. Dyshimet po shkojnë më shumë në favor të rrëmbimit dhe të zhdukjes.