Fatkeqësi! Disa nga Gjyqtarët dhe Prokurorët e ardhshëm kanë mësuar nga Gasper Kokaj

Që sistemi i drejtësisë në Shqipëri lëngon, kjo nuk përbën më ndonjë risi. Që Reforma e Drejtësisë ideuar nga plaku Soros, vazhduar nga djali i plakut Soros, ka dështuar shqiptarët e shohin vetë e nuk kemi nevojë t’ja themi ne.

Ne mendojmë se dikush duhet të marrë përsiper të bëjë diçka konkrete për të rrëzuar këtë sistem të kalbur, të kapur, spiunësh që kanë ndërtuar. Ne sigurisht jemi të vetëdijshëm se jemi vetëm një portal periferik pa kurrëfarë ndikimi, por kemi guxim! Do ishte në nderin e mediave shqiptare të raportonin me detaje problematikat e drejtësisë e jo të merreshin me presione e shantazhe për interesa të vogla.

Ne po nisim rrugën e gjatë që na pret për të raportuar me detaje pisllëqet që bëhen në sistemin e drejtësisë. Mendojmë se problematika fillon që në bankat e Universitetit. Në rastin tonë kemi informacione se Gasper Kokaj komandon jo vetëm Fakultetin e Drejtësisë por duke lëvizur levat e duhura dirigjon edhe Universitetin e Shkodrës përmes Rektorëve të shantazhueshëm dhe të kapur.

Gaspri nuk mjaftohet me lekët që vjedh duke regjistruar studentë, e as me lekët që vjedh duke futur studentë direkt në vitin e fundit por mendon të organizojë dhe kurthe.

Duke krijuar kushtet e duhura, përmes pabesive, ky shqiptar tipik tenton të fusë në kurth këdo që ja kërkojnë. Ne rastin konkret për të cilin ne kemi informacion, një punonjës i panderuar i një institucioni të nderuar na u prezantua si ato “që nuk kanë prona” por institucionet e shtetit shqiptar bëjnë mirë të shohin në afërsi të Katedrales se mbase edhe gjejnë ndonjë gjë. Në vijim do të flasim më tepër mbi bëmat e Fakultetit të Drejtësisë./SHkodraNews

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lexo mË tej