Fatlum Nurja publikon FOTON: Kjo është rruga e Bogës ku humbën jetën babë e bir, qeveria nuk ka para ta përfundojë

Petrit (Pjetër) Rushaj dhe djali i tij Jason Rushaj, ndërruan jetë këtë të hënë, pasi makina me të cilën ata udhëtonin u rrëmbye nga rrjedha e ujit në Bogë të Malësisë së Madhe. Bashkë me ta ishte dhe një nga vajzat e Petritit, por ajo arriti të dilte në kohë nga makina.

Inxhinieri shkodran Fatlum Nurja ka publikuar foton e rrugës ku humbën jetën babë e bir, dhe thotë se qeveria nuk ka para për ta përfunduar. Ai ironizon duke shkruar se rruga do të bëhet pasi të jenë shpenzuar të gjitha paratë për rrugët e jugut.

“Babe e Bir i muar uji kete te Hene tek sa ishin ne makine dhe tentuan te kalonin kete kryqezim rrugelumi… Pra kjo eshte “rruga” ne Boge (Malesi e Madhe) qe do ndertohet mbasi qeveria te shpenzoje gjithe parate e marra me kredi per te ndertuar edhe cm e fundit te rrugeve ne Jug…

Ironia eshte se Babe e Bir qe u mbyten te Henen, gjithe Malsia e te tjeret ne Veri paguajne kestet e ketij borxhi njelloj me ata qe gezojne frytet e tij… Une nuk di te kete buxhet shteti qe mos te kete mundesi per kaq para…kur ka kaq rrezik”, shkruan Nurja.

Te rekomanduar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Marketing

Lexo mË tej