Tre prej bizneseve i ka me zyra nga 200-300 m2 te kullat në qendër të Tiranës, të cilat i ka hapur vetë, i ka blerë e i janë dhuruar pas vitit 2013, kur doli në opozitë dhe bashkë me Saliun filluan “luftën” kundër korrupsionit, trafiqeve e krimit të organizuar.
Gjatë 8 viteve kur ishte Ministër i Mbrojtjes dhe Ministër i Mjedisit, Fatmir Mediu nuk ka pasur asnjë biznes, mbasi mendonte vetëm për ish-pronarët e shqiptarët, mes tyre Gërdeci dhe lejet për HEC-e mbi lumenj, gurore, prerje e pyjeve dhe zhdukje e parqeve natyrore.
Ndërsa pas vitit 2013, kur doli në opozitë e bashkë me Saliun filluan “luftën” kundër korrupsionit, Fatmir Mediu i është futur biznesit me 7 kompani private, 3 prej të cilave i ka 100% në pronësi, ndërsa 4 në ortakëri.
Të gjitha bizneset e tij dhe aksionet që zotëron, Fatmir Mediu i ka fshehur pas emrit të t; birit, Even Mediu; për të cilin në deklaratën pasurore, thotë se merr pagë nga 1 milion lekë në çdo biznes, por sipas tatimeve, rezulton ka vetëm 1 pagë mujore 1.6 milion lekë, te firma “Beauty International Shpk”, ku është 50% ortak me motrën Semela Mediu.
Ja 7 bizneset që ka ish-ministri i Gërdecit, hapur pas vitit 2013:
- Firma “EM Consulting’s sh.p.k”, në 100% në pronësi të Even Mediut, me aktivitet konsulencë dhe import- eksport energjie; krijuar më 29 korrik 2020; zyrë ka 210 m2 te kulla “EGT Tower”.
- Firma “NEXATEL Sh.p.k”, 100% në pronësi të Even Mediut, krijuar në muajin shkurt 2021, me 300 m2 zyra te “ABA Business Center” ngjitur me zyrat e Sali Berishës; me aktivitet infrastrukturë, konsulencë dhe shërbime për rrjetin telefonik “5G” në subjekte shtetërore.
- Firma “BEAUTY INTERNATIONAL Sh.p.k”, në ortakëri 50%-50% Even Mediu e Semela Mediu, fëmijët e Fatmir Mediut, të cilën e kanë përfituar me blerje për “5 lekë” dhe me dhurim në muajin tetor 2014 e muajin korrik 2018, nga serbo- malazezja Marijana Gvozdenoviç dhe nga Gentjan Filaj, “bosi” Fierak i një firme që qysh prej vitit 2011, prej Fatmir Mediut ka marrë monopolin e kontrolleve mjedisore në miniera, hidrokarbure, gurore e HEC-e, për “aktivitetin” e të cilit do flasim në vijim.
- Firma “PROPER PIZZA ALBANIA Shpk” e krijuar më 3 tetor 2014, ku Even Mediu ka 3% aksione të dhuruara më 16.03.2021.
- Firma “PROPER PIZZA PRODUCTION Sh.p.k”, krijuar me 31 janar 2017, ku Even Mediu ka 3% aksione të dhuruara më 16.03.2021.
- Firma “PROPER PIZZA DELIVERY-1 Sh.p.k”, krijuar më 3 shtator 2018, ku Even Mediu ka 3% aksione të dhuruara më 16.03.2021.
- Firma “SEG Export Sh.p.k”, krijuar më 1 qershor 2018, me qendër në Malësi e Madhe dhe aktivitet import- eksport duhan, cigare, ushqime, veshje etj; ku djali i Fatmir Mediut ka 33% aksione, 34% i ka xhaxhai Shpëtim Mediu, ndërsa 33% i ka shtetasi Ilir Rrukaj nga Kopliku.
Sipas të dhënave, rezulton se vetëm 3 palë zyra nga 200- 300 m2 në kullat qendrore të Tiranës, të firmave që i ka 100% djali i Fatmir Mediut, minimalisht kushtojnë nga 500-600 mijë Euro secila, pa llogaritur automjetet, makineritë e pajisjet për aktivitetin e 7 firmave.
Këto zyra, figurojnë në emrin e djalit të Fatmir Mediut, i cili para 2 vitesh ka përfunduar studimet në Austri prandaj SPAK duhet të hetojë, me çfarë të ardhurash i ka vënë këto pasuri.
Ose ndoshta, babai 2 herë ish-ministër i ka blerë me kursimet nga paga, apo ia kanë dhuruar ndërtuesit e kullave, ndër ta edhe Delijorgji i Gërdecit./Pamfleti